Osmani citon presidentin Trump për “paqe përmes fuqisë”, thotë se duhet forcim personeli e mjetesh për ruajtjen e kufirit me Serbinë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media bashkë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, ka folur për nevojën e forcimit të edhe të personelit edhe të mjeteve për ruajtjen e kufirit me Serbinë, për të parandaluar çfarëdo përpjekje destabilizuese që mund të vijë nga shteti fqinj,

Osmani kur e ka thënë këtë, ka citur presidentin e SHBA-së, Donald Trump për politikën e arritjes së paqes përmes fuqisë, politikë që kuptohet më së miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

banner

Presidentja ka thënë se këtë politikë e kuptojnë mirë edhe ata që mund t’iu shkojë mendja për veprime destabilizuese.

 “Siç e ka thënë miku juaj i mirë, dhe miku i madh i Kosovës, presidenti Donald Trump, politika e paqes përmes fuqisë, është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon, e sidomos nga ata që mund t’iu shkojë mendja të përdorin veprime destabilizuese”, ka thënë Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy