Takimi Kurti-Rutte, ZKM jep detaje nga takimi

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në ndërtesën e Qeverisë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për herë të parë në këtë rol. Ai e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në udhëheqjen e Aleancës në këtë periudhë kritike për sigurinë evropiane dhe globale.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e çmueshëm të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

banner

“Ai theksoi se aspirata e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO reflekton përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë dhe vullnetit për të kontribuar në fuqizimin të mëtejshëm të Aleancës”.

Gjithashtu, Kryeministri falënderoi Sekretarin Rutte për bashkëpunimin e ngushtë mes misionit të NATO-s, KFOR-it, dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpërmjet misionit këshillëdhënës NALT.

Në diskutim u theksua fakti se Kosova organizoi zgjedhje parlamentare të lira dhe demokratike, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve jo-shumicë. Megjithatë, Kryeministri ngriti shqetësimin për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Serbisë, me mbështetjen e Rusisë, ndaj komunitetit serb përmes presionit, shantazhit dhe dezinformimit.

Ai theksoi se raportet e misionit të vëzhguesve të BE-së kanë evidentuar përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija”, të cilat kanë shpërndarë mbi 60 artikuj që synonin manipulimin e komunitetit serb në Kosovë.

Kryeministri Kurti falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe theksoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë përherë aleate në mbrojtje të vlerave demokratike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy