Kusari ‘‘thellësisht e shqetësuar’’: Menaxhmenti i RTK’së po i detyron gazetarët me iu nënshtru propagandës së VV-së

by Nexhat

Juristja e medias Flutura Kusari, përmes një postimi në  rrjetin social Facebook, është shprehur thellësisht e shqetësuar për ‘‘shtypjen, tentim-cenzurimin dhe kontrollin që menaxhmenti i RTK-së po ia bën gazetarëve profesionistë dhe të pavarur të RTK-së’’,

Kusari në postimin e saj ka deklaruar edhe se menaxhmenti aktual është duke vepruar me metodat e njëjta që janë parë edhe me herët në vende si Hungaria e Sllovakia, për t’i frikësuar gazetarët dhe që t’i detyrojë ata për të iu nënshtruar ‘‘propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje’’.

banner

‘‘Një prej metodave kryesore është me i terrorizu gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta kinse për shkelje të rregullave. Një gjë e tillë ka ndodhë sot’’, ka shkruar ajo.

Postimi:

Jam thellësisht e shqetësuar me shtypjen, tentim-cenzurimin dhe kontrollin që menaxhmenti i RTK-së po ia bën gazetarëve profesionistë dhe të pavarur të RTK-së.

Menaxhmenti aktual është duke i ndjekë të njëjtat metoda që janë përdorë në Hungari, Poloni (përpara),Sllovaki etj me i frikësu gazetarët dhe me i detyru me iu nënshtru propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Një prej metodave kryesore është me i terrorizu gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta kinse për shkelje të rregullave. Një gjë e tillë ka ndodhë sot.

Thellësisht e shqetësuar.

Turp për këtë menaxhment shtypës dhe cenzurues

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy