Ambasada gjermane: Suksesi i dialogut varet nga përkushtimi i Kosovës dhe i Serbisë për t’i shndërruar marrëveshjet në veprime

by Nexhat

Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, “të dyja palët duhet të fokusohen në dobitë afatgjate”.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë për Rtv21 ka thënë se “marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit mbeten të vlefshme dhe plotësisht të detyrueshme në tërësinë e tyre, duke vendosur një kornizë të qartë për procesin e dialogut”.

banner

“Të dyja palët kanë gjetur kompromis në marrëveshjet e arritura. Hapat e mëtejshëm janë përcaktuar në këto dokumente dhe është e domosdoshme të fokusohemi në zbatimin e tyre. Si Kosova ashtu edhe Serbia kanë riafirmuar publikisht përkushtimin e tyre për zbatimin e shpejtë dhe të plotë në vitin 2024, edhe në kuadër të planit të rritjes së BE-së. Suksesi i dialogut varet nga përkushtimi i Kosovës dhe i Serbisë për t’i shndërruar marrëveshjet në veprime të prekshme”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së Gjermanisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy