Dëshmitari Idrizi thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në Instagramin e grupit terrorist “Brigada e Veriut”

by Nexhat

Ka vazhduar marrja në pyetjen e dëshmitarit Idriz Idrizi, i cili ka thënë që i akuzuari Aleksandër Vlajiq, ka postuar fotografin e tij, në të median sociale “Instagram”, saktësisht në grupin “Brigada e Veriut” e po ashtu edhe me të dhënat e tij.

Këtë deklaratë Idrizi e ka dhënë të premten në rastin ku Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq akuzohen për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të 2022-ës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

“Pastaj fotografia ime është shpërnda në rrjetin Instargram ku kanë qenë pesë foto. Rrejt social monitoruar nga grupi terrorist “Brigada e Veriut” dhe e kam cek në raport, dyshohet se fotografit i janë dërguar personit Vlajiq i cili në ora 15:50 ka bërë postimin e fotografive të mia në rrjetin social në grupin e njohur “Brigada e Veriut “, këtu ka qenë i shkruar teksti me të dhënat e mia të cilat Vlajiq i di shumë mirë”, tha dëshmitari.

Sipas tij, dikush në katin e parë të një objektit të KKZ e ka fotografuar atë, dhe këto fotografi i janë dërguar Vlajiq.

Sipas dëshmitarit, Vlajiq ka ardhur tek zyrat e KKZ me qëllim të identifikimit të tij.

“Dyshoj që Vlajiq ka ardhur para zyreve të KKZ që të më indetifikoj mua drejtë për së drejti në mënyrë që më vonë në fotografitë e mia të shpallet edhe emri im gjë që edhe është bërë në ora 15:50”, shtoi tutje dëshmitari.

Tutje, në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Milun Milenkoviq, avokatit Predrag Miljkoviq, se dëshmitrai nuk e kishte parë të mbrojturin e tij duke hedhur ndonjë mjet të rrezkishëm apo eksploziv në zyrat e KKZ, i njejti përgjigjet se e ka parë duke e udhëhequr turmën.

“E kam cek që Milenkoviq e kam parë para zyrave të KKZ, duke udhëheq tumën që ka qenë parap tij dhe kam cek që, nga persepektiva ime nuk kam mundur ta shoh që Milenkoviqi ka mundur me hedh diqka aty brenda. Nga turma janë hedh por nuk kam mundur me indentifiku individin që e ka hedh”, tha dëshmitari.

Po ashtu, dëshmitari thotë që ai ka dëgjuar Vlajiq duke biseduar në telefon me dikë dhe që pas dy minutave nga një kontakt i tij është dërguar një mesazh dhe një fotografi e Milenkoviqit i cili ka qenë në Restaurantin ”Grey”, duke dalë nga restoranti dhe duke thënë “erdhën shpejt mos i harro ato”.

“E kam theksuar kur e kam dëgjuar Aleksandar Vlaiq që e ka thirrur dikë në telefon dhe duke i thënë në gjuhën serbe, me zë pak më të lartë se kur ka folur më herët në telefon para zyrave të KKZ, përkatësisht kur ka qenë i qetë, ka thënë “erdhën shpejt, shpejt”… dy minuta pas kësaj, mua më ka ardhur mesazhi nga kontakti im, tek unë ka qenë dyshimi i bazuar se Vlaiq ka njoftuar Milenkoviqin në telefon. Milenkoviq në atë moment ka qenë duke qëndruar në restorant, ka qenë në monitorim nga kontaktet e mia. Kur ka dalë nga restoranti, është fotografuar nga kontaktet e mia. Ka qenë me telefon në vesh dhe është dëgjuar duke thënë: “Erdhën shpejt, shpejt dhe mos i harroni ato.”, shtoi tutje dëshmitari.

Gjithashtu, gjatë kësaj seance është dëgjuar edhe dëshmitari Jovica Rakiq, i cili si personel mjekësor në një shtëpi të shëndetit në Mitrovicën e Veriut, tha që në ditën kritike ishin thirrur që lagjën e boshnjakëve në Mitrovicë nga dikush.

Tutje, Rakiq tha që kur kanë arritur tek vendi, dëshmitari tha që kur ka hapur derën dhe turma  e njerëzve i kanë thënë që nuk ka asgjë dhe më pas kanë ikur.

“Si kemi mbërritur aty unë e kam hap derën e veturës dhe kam pytë çka ka ndodh këtu, ata kanë thënë asgjë, asgjë dhe e kam mbyllur derën”, shtoi tutje dëshmitari.

Në pyetjen e avokati Miljkoviq, se kush ishin këta persona, dëshmitari tha se ishin disa të rinjë.

Ndërsa në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, Arben Hoti, se a nënkupton që kjo dëshmi që thatë që thirrja ka qenë e rreme, dëshmitari tha që po.

Kurse, në pyetjen e gjyqtarit Hoti, se si u siguran që kenë bisduar me personat që kanë kërkuar ndihmë, dëshmitari tha që ai nuk është perosni që nuk ka njohuri.

Tutje, në pyetjen e Hotit se pse nuk është indetifikuar personi i cili ka telefonuar, I cili ka kërkuar asistencë mjekësore, dëshmitari tha që kanë qenë në shpejtësi.

Ndryshe, sipas aktit akuzues thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba.

Më 13 dhjetor 2023 PSRK kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiq dhe tre të tjerët.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare./BetimipërDrejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy