Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

by Nexhat

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati rol kyç në shpalljen e pavarësisë dhe ishte ndër shtetet e para që njohu Republikën e Kosovës.

Në podcastin e zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Donald Trump Jr. ka publikuar një hartë, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, gjë që sigurisht nuk u ka shpëtuar mediave në Serbi e Rusi.

banner

Ato e shohin lëvizjen si një kthesë të politikës amerikane dhe garanci se autoritetet serbe do të kenë më shumë mirëkuptim në Shtëpinë e Bardhë kur është fjala për çështjen e Kosovës.

Vuçiq i tha djalit të presidentit amerikan se si i kujton rregullisht zyrtarëve evropianë se ligji ndërkombëtar, të cilit ata i referohen kur flasin për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk zbatohet për Serbinë dhe integritetin e saj territorial. /A2CNN/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy