Ambasada turke fton për iftar Kurtin: Zoti kabull !

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, dhe ministrat Hajrulla Çeku dhe Fikrim Damka, sonte kanë qenë të ftuar në iftarin e shtruar nga ambasada turke.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se Kurti u ka uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë në këtë muaj të veçuar.

banner

Komunikata:

Kryeministri Kurti ishte i ftuar në iftarin e shtruar nga ambasada turke dhe Guvernatori i Edirnesë

Me ftesë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, e ministrat Hajrulla Çeku dhe Fikrim Damka, ishte i ftuar sonte në iftarin e shtruar nga ambasada turke dhe Guvernatori i Edirnesë, Yunus Sezer.

“Agjërimi në muajin e Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim. Ramazani është kohë e reflektimit. E për besimtarët myslimanë është edhe muaj i përsosjes së vetive, zakoneve, synimeve e veprave. Është thirrje për përulësi, përmirësim dhe përvetësim: përulësi ndaj tjerëve, përmirësim të vetes, dhe përvetësim të mësimeve. Për të gjithë është thirrje për harmoni, paqe, solidaritet e mirësi. Andaj, le t’i përgjigjemi kësaj thirrje çdo ditë të vitit, sikurse secilën ditë të këtij muaji”, u shpreh kryeministri.

Teksa, falënderoi ambasadorin Angılı dhe guvernatorin e Edirnesë, Sezer për këtë iftar të shtruar me rastin e muajit të Ramazanit, kryeministri Kurti u uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë në këtë muaj të veçuar.

Fjala e rastit e kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia juaj ambasador, z. Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës,

I nderuari z. Yunus Sezer, Guvernator i Edirnesë,

E nderuara zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj.Emilija Rexhepi,

Të nderuar ministra, kolegë nga ekzekutivi, Fikrim Damka dhe Hajrulla Çeku,

Të nderuar zëvendësministra, deputetë të Kuvendit, përfaqësues e udhëheqës të institucioneve vendore,

Të nderuar ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës, znj. Danijela Barisic nga Kroacia dhe z.Jonas Westerlund nga Suedia,

Të nderuar përfaqësues të komunave dhe të dashur miq të përbashkët të Kosovës dhe të Turqisë,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Falënderoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe guvernatorin e Edirnesë që na bënë sonte bashkë këtu.

Agjërimi në muajin e Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim. Ramazani është kohë e reflektimit, e për besimtarët myslimanë është edhe muaj i përsosjes së vetive, zakoneve, synimeve e veprave. Është thirrje për përulësi, përmirësim dhe përvetësim: përulësi ndaj tjerëve, përmirësim të vetes dhe përvetësim të mësimeve. Për të gjithë është thirrje për harmoni, paqe, solidaritet e mirësi. Andaj, le t’i përgjigjemi kësaj thirrje çdo ditë të vitit, sikurse secilën ditë të këtij muaji.

Sot është dita e 14-të e Ramazanit. Kanë mbetur edhe 15 tjera. Unë u uroj që të gjithë atyre që kanë agjëruar deri më sot t’u jetë pranuar agjërimi, dhe u dëshiroj të gjithëve agjërim të lehtë në gjysmën tjetër të mbetur të këtij muaji të veçuar jo vetëm për besimtarët mysliman.

Zoti kabull. Ju pastë bë mirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy