Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion (VIDEO)

by Nexhat

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” se është mashtruar dhe abuzuar nga klinika mjekësore Apluss Solucion, e drejtuar nga Albulena Krasniqi.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK, Anisa kishte folur për problemet serioze me shtyllën kurrizore dhe se ndërhyrja e nevojshme për shërim kushtonte 200 mijë euro.

banner

Në atë kohë, CEO e klinikës, Albulena Krasniqi, ishte vetëofruar publikisht për të ndihmuar, një premtim i lexuar nga moderatori i spektaklit.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, Anisa dhe familjarët e saj pretendojnë se klinika nuk i ka ofruar asnjë trajtim mjekësor dhe se ndihma ishte vetëm një strategji marketingu.

Ata tregojnë se pas një vizite në Stamboll, mjeku specialist i ka rekomanduar urgjentisht operacionin për shkak të rrezikut që devijimi i shtyllës kurrizore mund të dëmtonte edhe organet e tjera

Ata tregojnë se pas një vizite në Stamboll, mjeku specialist i ka rekomanduar urgjentisht operacionin për shkak të rrezikut që devijimi i shtyllës kurrizore mund të dëmtonte edhe organet e tjera.

Foto: Screenshot/YouTube

Në vend që të ndiqej trajtimi i premtuar, CEO e Apluss Medical Solucion filloi të shmangej, nuk i kthente më përgjigje Anisës dhe madje e bllokoi në të gjitha aplikacionet e komunikimit.

Babai i Anisës ka tentuar të kontaktojë zonjën Krasniqi edhe përmes përfaqësuesve të BBVK, të cilët konfirmuan se premtimi për ndihmë ishte bërë publikisht nga vetë klinika dhe se produksioni nuk kishte ndonjë marrëveshje të veçantë me të.

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe pse fillimisht, në një takim me përfaqësuesit e BBVK, Krasniqi kishte pranuar se Anisa do të operohej, ajo më pas i ka dërguar një email familjes Veseli ku njoftonte tërheqjen nga premtimi, duke i bllokuar përfundimisht.

Në fund, Anisa dhe ekipi i “Piranjat” u përballën me drejtoreshën e klinikës, e cila u justifikua se gjithçka që ishte premtuar ndaj Anisës ishte realizuar

Megjithatë, Anisa shprehet thellësisht e zhgënjyer nga kjo përvojë, ndërsa babai i saj shton se mosmundësia financiare për të kryer operacionin nuk duhet të justifikojë mashtrimin dhe manipulimin e vajzës së tij.

“Ajo ka luajtur me jetën time”, shprehet Anisa në fund të rrëfimit të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy