Ka përfunduar rinovimi i jashtëm i Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Në përurimin e punimeve të kryera në Palestër morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili, përfaqësuesi nga Banka Botërore, Massimiliano Paolucci dhe nga Zyra e BE-së, Alessandro Bianciardi, të cilët u pritën nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Lajmin e ka komunikuar kryetari Aliu , i cili në një postim në Facebook, ndër të tjera, shkruan: “Pamë punimet e kryera nga huamarrja e Komunës së Ferizajt në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, projekt ky që i hap rrugë renovimit tërësor të Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, vitin e ardhshëm, duke e kthyer në një nga ndërtesat më funksionale, me kushtet më moderne, me kostot më të ulta të shpenzimeve, në dobi të sportit e komunitetit sportiv në Ferizaj”.