Rita Ora vazhdon të mbajë një regjim të rreptë fitnesi edhe gjatë qëndrimit të saj në Sydney.
Këngëtarja 34-vjeçare u pa të dielën duke dalë nga një klasë lokale Pilates, ku shfaqi fizikun e saj në formë dhe një sërë tatuazhesh me një veshje sportive të kuqe.
E veshur me pantallona të shkurta dhe një bluzë të lehtë, Rita kishte zgjedhur një stil të rehatshëm, duke kombinuar dukjen e saj me shall, sandale Crocs dhe aksesorë minimalë.

Ajo shfaqi bukurinë e saj natyrale, pa grim, ndërsa kaçurrelat e saj ishin kapur në një topuz të lirshëm.
Rita ndodhet në Australi për të promovuar linjën e saj të kujdesit për flokët, “Typebea”, të cilën e ka bashkëthemeluar me eksperten australiane të flokëve, Anna Lahey.

Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh entuziaste për këtë projekt, duke theksuar se e konsideron një pasion të madh për të ndihmuar në rikuperimin e flokëve të dëmtuar nga përdorimi i tepërt i produkteve dhe stilimeve të ndryshme.
Këngëtarja britanike ka ndarë më parë eksperiencën e saj me dëmtimin e flokëve, duke pranuar se në të 20-at e saj ka pësuar humbje të mëdha për shkak të eksperimenteve të shumta me stilimin dhe ngjyrën.

Përveç angazhimeve të saj në biznes dhe muzikë, Rita vazhdon të jetë një figurë e njohur për publikun australian, duke qenë më parë gjyqtare në “The Voice Australia”.
Së fundmi, ajo është angazhuar edhe në industrinë e filmit, duke marrë pjesë në xhirimet e një filmi fantastiko-shkencor, ndërsa vazhdon të balancojë jetën mes Londrës, Los Angeles dhe Zelandës së Re, ku jeton me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.
