Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi, duke i shprehur ngushëllime të sinqerta familjes dhe mbarë kombit shqiptar.
Krasniqi tha se lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit e ka pranuar me dhimbje të thellë. Ai shton se “nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar”.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”.