Doarsa Kica publikon një video thotë se aktivisti i VV “po i mbush votat” : Kjo është arsyeja pas zhurmës për votat e mërgatës

by Nexhat

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në profilin e saj në Facebook ka postuar një video ku pretendohet se aktivistë të VV-së kanë plotësuar votat me postë ilegalisht, .

Në video e publikuar nga deputetja e LDK-së, shihen persona se si plotësojnë votat, dhe njëri nga ta dëgjohet duke thënë se ‘‘deri me tash 20, tash janë edhe diku 30 copa të tjera’’.

banner

Për këtë, Kica-Xhelili, ka shkruar se kjo është arsyeja pse VV po bënë zhurmë për votat e mërgatës

‘‘KJO është arsya e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet!

PZAP nuk guxon të bie pre e piskamave me tendencë të fshehjes së asaj që realisht ka ndodhur! E turpshme!’’, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy