Kurti dje shkoi në Kamenicë për ngushëllime në familjet e dy vajzave që vdiqën në aksidentin në Ranillug

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka vizituar për ngushëllime familjet e dy vajzave që vdiqën në aksidentin e 14 marsit. Ai qëndroi te familja Basha në Hodonovc dhe familja Thaqi në Muqiverc.

I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryeministri u shprehu ngushëllimet me të thella familjeve Basha dhe Thaqi për humbjen tragjike të më të dashurave të tyre, Arbnora Bashës (23) dhe Antiana Thaqit (23), njoftoi Zyra e Kryeministrit.

banner

Ai gjithashtu i uroi familjes Basha shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë të vajzës së tyre, Arlinda Bashës, e cila mbeti e lënduar nga aksidenti i të premtes së 14 marsit që i mori jetën Arbnorës dhe Antianës.

Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy