Gazmend Muhaxheri reagon pasi Hoti kërkoi ndërrimin e lidershipit partiak: Nuk ka kuptim të shkarkohet kryetari kur LDK ka rritje 70%

by Nexhat

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri është shprehur kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së LDK-së pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.

Muhaxheri tha se nuk ka kuptim që të shkarkohet dikush që e rriti partinë për 70%.

banner

“Është dashtë me punu ma shumë për me dalë rezultati më i mirë. Qysh kur rritët 70% me kërku me u shkarku. Kërkohet me u shkarku dikush kur e zvogëlon partinë jo kur e rritë nuk e di këso logjike ku e kanë pa”, tha ai.

Deklarata e tij erdhi pasi që ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kërkuar një lidership të ri brenda LDK-së pasi që sipas tij rezultati i partisë së tij nuk është i kënaqshëm. Hoti për këtë situatë ka listuar një numër arsyesh pse LDK-së i duhet një lidership i ri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy