Krasniqi: Në këtë mbledhje komemorative fatkeqësisht e padrejtësisht mungon Hashim Thaçi

by Nexhat

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë fjalën në mbledhjen komemorative në nder të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Krasniqi duke shprehur ngushëllime për familjen Thaçi dhe për të gjithë qytetarët, ka kujtuar në një moment fjalët dhe udhëzimin që Haxhi Thaçi ia kishte thënë Hashim Thaçit në vitin 1992.

banner

“Në një bisedë me birin e tij pas një aksioni të vitit 1992, Haxhi Thaçi me një mençuri të gdhendur i kishte thënë djalit të tij: Bir im, e di që je fut thellë në punë të rënda, por ki kujdes për veten, dhe më shumë për shokët e tu. Për Serbinë mos u mërzit, veç mos u korit”, ka treguar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se Haxhi Thaçi nuk e rriti thjeshtë një djalë, por një lider e udhëheqës. Derisa ka thënë se ish-presidenti fatkeqësisht dhe padrejtësisht mungon në ceremoni.

“Fatkeqsisht dhe padrejtësisht mungon Hashim Thaçin, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta atij, i themi ashtu si populli i Kosovës edhe babai ishte krenar për ty gjithmonë”, ka shtuar tutje Kransiqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy