Rita Ora flet për dashurinë me Taika Waiti

by jonzefaj

Rita Ora ka ndarë detaje të veçanta mbi martesën e saj me regjisorin Taika Waititi, në një intervistë për revistën Hunger.

Këngëtarja 34-vjeçare, e martuar me Waititi-n që nga viti 2022, e përshkruan marrëdhënien e tyre si një miqësi të fortë që u shndërrua në dashuri.

banner

“Taika dhe unë jemi miqtë më të mirë dhe donim ta jetonim këtë përjetësisht”, tha ajo për DailyMail. Rita pranoi se kishte marrë vetë iniciativën për t’i propozuar regjisorit, duke thyer traditën.

Ajo tregoi gjithashtu se martesa ka qenë një hap i madh që frymëzoi albumin e saj më të fundit “You & I”, duke u shprehur: “Doja të isha një libër i hapur dhe t’u tregoja njerëzve se ku jam në jetën time.”

Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në Los Angeles, të cilën e konfirmuan një vit më vonë. Rita theksoi se me Taika-n ndihet e sigurt dhe e plotësuar, duke lënë pas të kaluarën e saj sentimentale me emra të njohur si Bruno Mars, Calvin Harris dhe Andrew Garfield.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy