I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë vizitës në Kosovë ka vizituar edhe manastirin e Graçanicës.
Për këtë ka njoftuar Manastriri i Deçanit, të martën përmes një reagimi në “X”.
Atë e ka pritur mitropoliti Teodosije, thotë njoftimi.
“Gjatë takimit, Mitropoliti Teodosije theksoi nevojën e mbrojtjes adekuate institucionale afatgjatë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, së bashku me besimtarët e saj dhe vendet e shenjta. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të identitetit, lirive themelore fetare dhe të drejtave pronësore të Kishës. Mitropoliti Teodosije vuri në dukje se kjo çështje është e një rëndësie të madhe për nxitjen e stabilitetit midis të gjitha komuniteteve në rajon dhe për ruajtjen e paqes”, thuhet në njoftim.