Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

by Nexhat

Pas nënshkrimit të Deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, gjenerali shqiptar në pension, Esad Çollaku, ka theksuar se kjo është një sinjal i qartë për Serbinë dhe shtetet e tjera që mund të kenë pretendime territoriale në Ballkan.

“Një nga këto marrëveshjet është një mesazh i qartë ndaj Beogradit, sepse kjo marrëveshje ia dërgon një mesazh të qartë gjithë atyre që kanë pretendime territoriale mbi shtete tjera fqinje, siç e dimë Serbia kishte nisur luftën në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë”, ka theksuar ai për RTV Dukagjini.

banner

Çollaku ka shprehur shqetësimin për gjendjen në Bosnjë-Hercegovinë, duke theksuar se situata atje po përkeqësohet për shkak të ndikimit të Listës Sërpska, e cila mund të ketë pasoja të rrezikshme për të gjithë Ballkanin

Në lidhje me Shqipërinë, Çollaku ka shpjeguar se forcat ushtarake të vendit kanë nevojë për një rritje të mëtejshme, duke shtuar se Shqipëria duhet të investojë më shumë në numrin dhe përgatitjen e forcave të saj ushtarake.

“Shqipëria ka nevojë jashtëzakonisht shumë, sepse ngel pak në forcat ushtarak, ajo duhet që përveç ta rrisë numrin e ushtarëve dhe njësive të veta, duhet ta ketë dhe një përgatitje shumë të madhe, Shqipërisë drejtpërdrejt nuk i kanoset një rrezik sepse e ka Kosovën përpara”, ka theksuar mes tjerash ai.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë (MPJ) ka reaguar duke e konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

MPJ e Serbisë përmes një komunikate ka thënë se do t’i dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për sqarim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, sipas vlerësimit të Ministrisë në Beograd, të dy vendet (Shqipëria dhe Kroacia) “ndërmorën hapa që cenojnë stabilitetin rajonal”.

“Ne presim një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për synimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj loje të rrezikshme ushtarako-sigurie. Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të rrezikojë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, thuhet në deklaratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy