Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme

by Nexhat

Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje e cila akuzonte LDK-në pë “manipulim të votave me postë”, të i konsiderojë si ankesa të pabazuara.

Sallahu ka thënë se shpreson që Gjykata Supreme “nuk do të bie pre e papërgjegjësisë dhe joprofesionalizmit”, duke paralajmëruar ankesë në Supreme.

banner

Rrjedhmisht, ai ka shprehur akuza ndaj PZAP për ‘anshmëri”, duke e çuar kështu lëndën në Gjykatën Supreme.

“PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE!  PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra të provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur”.

“PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se  Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit  dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik”, ka thënë Sallahu. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy