Maliqi: Abdixhiku veç sa s’po thotë bëjeni koalicionin se më shpëton mua dhe partinë

by Nexhat

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po përpiqen t’ia lënë njëra-tjetrës përgjegjësinë për një koalicion të mundshëm me kryeministrin Albin Kurti, veçanërisht LDK-ja.

“Abdixhiku veç që s’po e thotë, bëjeni ju se kjo mua më shpëton edhe partinë time. Tash edhe te LDK-ja janë këto çarjet e brendshme”, ka deklaruar Maliqi.

banner

Sipas tij, PDK-ja duket më stabile dhe gjatë fushatës ka qenë më e qetë, por edhe ajo nuk mund ta nxjerrë Kosovën nga situata aktuale.

Megjithatë, ai e sheh si pozitive gatishmërinë e kësaj partie për dialog.

“Por është ma pozitivja se po thotë OK, ulemi e bisedojmë”, është shprehur ai në një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini

Maliqi ka theksuar gjithashtu se përçarja më e madhe brenda LDK-së ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të saj me PDK-në.

“Ata dy-tri herë kanë bërë qeverisjen, ndonjëherë ka qenë më e mirë, ndonjëherë më e keqe, mirëpo ka funksionuar. Kjo e ka dëmtuar sidomos LDK-në disa herë dhe çarja e tyre ka qenë për shkak të bashkëpunimit me PDK-në dhe Hashim Thaçin”, ka përfunduar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy