Haxhiu i “gjuhet” Prokurorisë: Mjafton një lajm në portale, vrapohet menjëherë me bastisje në Ministri

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur Prokurorinë Speciale pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë nën dyshimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim në prokurim publik.

Ajo akuzoi prokurorinë për selektive, ndërsa tha se Qeveria ka dorëzuar “qindra dosje”  në prokurori dhe se ajo s’e ndërmarrë asnjë veprim.

banner

“Qindra dosje me dyshime për korrupsion e  keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga Qeveria jonë. Prokuroria asnjë veprim. Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale. Por mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri. Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë”, ka shkruar ajo.

“Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë. Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël”.

Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë kryer veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave rreth dyshimeve në Ministrinë e Bujqësisë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 83 par. 1 të Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e Ministrisë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy