Publikohet promoja e edicionit të ri të “The Voice Australia”, Rita Ora me plot shkëlqim në karrigen e trajnerëve

by informim

Rita Ora u pa se po dukej magjepsëse me një fustan ngjyrë të gjelbër, në një promo të re për “The Voice Australia 2023”.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”, 32 vjeçe, dukej në humor të mirë me fustanin gjysmë të tejdukshëm, me të cilin mori vëmendjen e të gjithëve, shkruan DailyMail.

banner

Ylli e origjinë shqiptare, e cila për të tretin vit radhazi është zgjedhur të jetë trajnerë e “The Voice Australia”, i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme dhe kishte aplikuar një makijazh plot shkëlqim.

Promoja zyrtare e edicionit të ri të “The Voice Australia” e shfaqë Ritën të bënte një përleshje të lehtë me trajnerët e tjerë Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Në një moment gjatë skeçit, Sebastian përdori një qen të bardhë me gëzof për të shpërqendruar Mauboyn.

Më vonë në video, trajnerët dëgjojnë një zë misterioz dhe mahniten nga aftësitë vokale.

Interpretuesi i hitit “Savage Love”, Jason Derulo, i cili është trajneri i katërt në juri këtë sezon, është prezantuar gjithashtu në reklamën që paralajmëron edicionin e ri të “The Voice Australia”.

Shfaqja është rikthyer për sezonin e 12-të të shumëpritur këtë vit me një linjë të re talentesh të freskët për shikuesit.

Ylli i muzikës Keith Urban hoqi dorë nga roli i tij si trajner, dhe tani në këtë edicion të ri si zëvendësues i tij ka ardhur Jason Derulo.

Rita është parë rregullisht nëpër vende të ndryshme të Sydneyt së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi gjatë kësaj periudhe. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy