Tensione në kampin e Durrësit, iranianët dalin në rrugë, një efektiv humb ndjenjat

by informim

Tensione në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. Ndërkohë që policia po kryen kontrolle në kamp mbi 1 mijë shtetas iranianë kanë dalë në rrugë.

Një efektiv policie ka humbur ndjenjat dhe po i jepet ndihma e parë.

banner

Sipas zëdhënësit të muxhahedinëve dy njerëz janë vrarë dhe u dërguan në spital. Policia shqiptare nuk ka dhënë ende informacion zyrtar.

Njëri prej anëtarëve të kampit MEK tha se Policia e Shtetit nuk lajmëroi për kontrollin e ushtruar këtë të martë.

Anëtarët e kampit: Ne nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë, jemi refugjatë ne jemi opozitarët kryesorë, qindra makina u futëm brenda pa asnjë pralajmërim, çfarë kemi bërë ne?

Sot Policia e Shtetit dhe Antiterrori po ekzekutonte një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Posaçme në ambientet e kampit.

Urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe janë kthyer  sërish në kamp.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy