63
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kampin e Manzës në Durrës me urdhër të SPAK dhe GJKKO, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.
Qëllimi i kontrollit të policisë ka qenë pikërisht sekuestrimi i pajisjeve.
Raportohet se nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja. Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja.
Banorët e kampit nuk i kanë pritur mirë këto kontrolle dhe janë përplasur me policinë.