Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit

by Nexhat

Një nga ndërmarrjet kryesore në vend, Ferronikeli e ka ndërprerë plotësisht prodhimin.

Vendimi për ndalimin e aktivitetit prodhues në gjigantin metalurgjik do të jetë në fuqi së paku deri më 31 dhjetor të këtij viti, tha sot Shpend Gudaqi, zëdhënës i ndërmarrjes

banner

Sipas tij, menaxhmeti është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të fikur plotësisht furrën elektrike nga gjendja e ngrohtë, si dhe për të reduktuar orarin e punës për një numër punëtorësh, duke filluar nga data 16 prill 2025.

“Përballë një krize të zgjatur, pa shenja të përmirësimit të shpejtë, menaxhmenti i NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të fikur plotësisht furrën elektrike nga gjendja e ngrohtë, si dhe për të reduktuar orarin e punës për një numër punëtorësh, duke filluar nga data 16 prill 2025”, ka thënë Gudaqi për Telegrafin

Ai ka thënë se kjo masë është e diktuar nga faktorë të rëndë ekonomikë: çmimet e larta dhe të paqëndrueshme të energjisë elektrike në tregun e hapur, si dhe çmimet e ulëta dhe të paqëndrueshme të nikelit në bursat ndërkombëtare.

Ferronikeli, e cila është në pronësi të një kompanie turke, e ka pezulluar prodhimin tash e 17 muaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy