Muharremi publikon shpenzimet e ZRrE: Me 22 të punësuar, 150 mijë euro qira vjetore

by Nexhat

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka ngritur shqetësime lidhur me shpenzimet e larta të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për qira zyre.

Ai ka theksuar se ky institucion, që aktualisht ka vetëm 22 të punësuar, ka shpenzuar mbi gjysmë milioni euro për qira gjatë periudhës 2020–2025.

banner

Sipas Muharremit, këto të dhëna nuk janë të supozuara, por të publikuara në raportet vjetore zyrtare të vetë ZRRE-së.

Ai veçon vitin 2024, kur qiraja ka arritur në 150,763 euro, një shumë që përbën rritje të ndjeshme krahasuar me vitet 2020 dhe 2021, kur kjo kosto ishte nën 54,000 euro në vit.

“Po fundja pse duhet me pagu? Pse nuk janë në prona publike ku nuk ka nevojë me pagu asnjë cent?”, ka shkruar Muharremi, duke ngritur dyshime mbi arsyeshmërinë e këtij shpenzimi

Ai gjithashtu ka vënë në pah rritjen e buxhetit të ZRRE-së për mallra dhe shërbime në vitin 2025, që ka shkuar nga 291,070 euro në 478,332 euro. Sipas tij, kjo mund të nënkuptojë se edhe qiraja për vitin aktual mund të jetë më e lartë sesa në vitin e kaluar.

“Pyetja është e thjeshtë: a ka kjo sens? A po e menaxhojmë me përgjegjësi paranë publike?”, përfundon ai, duke ftuar institucionet për transparencë dhe përgjegjësi më të madhe në përdorimin e fondeve publike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy