Komuna e Obiliqit njofton për zonat ku do të fillojë rindërtimi në zonat kadastrale

by Nexhat

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, do të fillojë Rindërtimin e Kadastrit në zonat kadastrale: Breznicë, Kryshevc dhe Obiliq.

Qëllimi i projektit: Harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.

banner

Komuna e Obiliqit njofton se përfitimet kryesore të projektit janë: Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestuese (p.sh. rastet e trashëgimive), Zyrtarizimi i marrëveshjeve gojore të shitblerjeve,
Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për procesin e legalizimit.

Tutje, thuhet se faza e parë përfshin takimet informuese me banorët e zonave përkatëse, ku do të njoftoheni për:  Planin dhe dinamikën e rindërtimit; Rëndësinë e projektit; Detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse (AKK, Zyra Kadastrale Komunale dhe Komuna); Të drejtat dhe obligimet e banorëve në këtë proces

Po ashtu, bëhet e ditur se të gjitha aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të realizohen pa pagesë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy