Kadri Kryeziu: Situata e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës mund të shkaktoj krizë politike

by engel

Profesori i të drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit për shkak të mosvotimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Në një prononcim për “Kosovapress”, ai ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është dashur të japë dorëheqje më herët nga kjo pozitë.
Megjithatë, Kryeziu ka theksuar se Kurti duhet të vazhdojë ta ushtrojë funksionin e tij, ndonëse me kompetenca të kufizuara.

banner

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se situata e sotme ka më shumë karakter teknik sesa juridik.

“Këto situata kanë më tepër karakter teknik sesa karakter juridik dhe kushtetues. Deputetët konsiderohen deputetët të plotë-fuqishëm ose efektiv kur e japin betimin para parlamentit tash janë çështje teknike të kësaj natyre të cilat nuk është që ka ndodhur në praktikat parlamentare të Kosovës nuk ka ndodhur deri tash, kjo është për herë të parë”, ka thënë Kryeziu.

Përkundër që sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë dorëheqje me anë të një letre nga kjo pozitë, profesori Kryeziu ka thënë se Kurti duhet ta vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë pasi nuk e lejon edhe Kushtetuta e Kosovës që ta lë zyrën e kryeministrit, derisa të zgjidhet kryeministri i ri.

“Ai ka pasur për detyrë të jap më herët dorëheqje nga kryeministri ta quaj, përndryshe është kryeministër në detyrë. Nuk është kryeministër fuqiplotë është vetëm legal dhe ka për detyrë kushtetuese që të vazhdoj punën derisa të vjen kryeministri i ri dhe ky mund ta kryej funksionin e deputetit edhe ta kryej funksionin e përkohshëm të kryeministrit derisa të vijë një kryeministër i ri se nuk e lejon Kushtetuta që ta lë zyrën thatë… Duhet me dhënë dorëheqje sepse ai duhet të votoj për konstituimin e institucioneve dhe duhet të jap dorëheqje në kuptimin që ta merr detyrën e re…. (Letra e dorëheqjes) e vonuar se është dashur më herët kur ka filluar verifikimi i mandateve është dashur sikur partitë tjera së bashku me partinë e vetë. është dashur me shkua me marr mandatin si çdo parti tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Situata e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës sipas ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu mund të shkaktoj krizë politike.

Profesori i të drejtës kushtetuese, ka thënë se seanca e sotme konstituive duhet të vazhdoj çdo 48 orë derisa të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy