38
Prada arriti një marrëveshje prej 1.375 miliardë dollarësh për të blerë rivalin më të vogël Versace duke përfshirë edhe borxhin e saj!
Prada po synon të zgjerohet, duke sfiduar ngadalësimin e kërkesës për produkte luksi, ndërkohë që Versace ka operuar me humbje në disa tremujorë të fundit. Kjo bashkim forcon pozitën e Italisë në industrinë e luksit.
“Ne synojmë të vazhdojmë trashëgiminë e Versace, duke festuar dhe rishinterpretuar estetikën e saj të guximshme dhe të përjetshme,” tha Kryetari i Prada, Patrizio Bertelli.