Është kthyer në funskion njësia A-4 e Termocentralit Kosova A, e cila ishte jashtë prodhimit prej tetë ditësh, tha sot Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
KEK tha sot në një njoftim për media se njësia A-4 është kthyer në prodhim pas një “pune intensive dhe të pandërprerë nga ekipet përkatëse të TC Kosova A.”
“Kjo njësi kishte dalë nga prodhimi më 14.04.2025, rreth orës 08:11, për shkak të paraqitjes së një rrjedhjeje në kaldajë. Gjatë ndërprerjes, janë eliminuar me sukses të gjitha mangësitë teknike, përfshirë edhe ato në kullën ftohëse dhe në pjesë të tjera të pajisjeve teknologjike të domosdoshme për rritjen e sigurisë së operimit të kësaj njësie”, tha KEK në njoftim.
Sipas KEK-ut, kjo njësi ka operuar pa ndërprerë për 68 orë para ndaljes së prodhimit të hënën e kaluar.
“Vlen të theksohet se, para kësaj ndaljeje, njësia A-4 kishte operuar pandërprerë për 68 ditë rresht, duke dëshmuar stabilitet të lartë dhe efikasitet në prodhim”, tha KEK. “Sipas planifikimit, përgatitjet për startimin e njësisë kanë filluar mbrëmë me dt: 21.04.2025 rreth orës 18:55, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar në orë 23:30.”
Aktualisht, njësia ndodhet në gjendje stabile dhe funksionon në parametra të rregullt operimi, tha korporata.