Partnerja e miliarderit Jeff Bezos fotografohet nga paparacët në poza atraktive, në kuvertën e jahtit milionësh brigjeve të Saint-Tropez

by informim

Lauren Sanchez duket mahnitëse gjatë pushimeve në Saint-Tropez!

Ajo vazhdon të shijojë pushimet me të fejuarin e ri Jeff Bezos. Çifti është parë duke kaluar çaste të mira në praninë e njëri-tjetrit në jahtin e tij luksoz, në vlerë prej 500 milionë (458 milionë euro) dollarësh në jug të Francës, shkruan HOLA.

Këtë herë gazetarja është fotografuar duke pushuar nën diell. Lauren ishte e gjitha e buzëqeshur duke treguar fizikun e saj të jashtëzakonshëm në kuvertë, ndërsa kishte veshur bikini të zeza, duke kombinuar pamjen me syze dielli dhe një fund të tejdukshëm.

Foto: Hola

Lauren i la flokët e saj të zinj të lëshuar lirshëm dhe u pa duke bërë disa ‘selfie’ ndërsa burri i saj në dukje ishte duke punuar, teksa ajo po dilte e vetme në kuvertë.

Çifti kanë udhëtuar nëpër Evropë dhe për herë të fundit janë parë në Mallorca, Spanjë, duke ecur dorë për dore gjatë një shëtitjeje romantike.

Foto: Hola

Lauren dhe Jeff duket se po i duan momentet e tyre së bashku pasi hipën në jahtin e tyre luksoz të quajtur ‘Koru’. Pjesa e përparme e varkës ka një statujë shumë të veçantë prej druri që i ngjan shumë Lauren.

Shumë besojnë se statuja në fjalë është bërë me porosi dhe është i shtuar jahtit si një gjest romantik nga miliarderi në dedikim për partneren e tij.

Foto: Hola

Çifti janë fejuar pas pesë vitesh lidhje. Një burim i tha Revistës People se miqtë e tyre janë “të emocionuar” “të lumtur dhe të lehtësuar”, se ai “më në fund” bëri pyetjen e propozimit.

“Të gjithë miqtë e saj thonë se kjo është ëndrra e saj e realizuar. Ajo gjeti burrin me të cilin donte të kalonte pjesën tjetër të jetës së saj dhe ata ndjenë se koha ishte e duhur”, tha burimi pranë çiftit. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy