Chelsea mbetet i vendosur për të nënshkruar me dy yjet e Man Utd

by Nexhat

Klubi londinez, Chelsea po synon të përforcohet në afatin kalimtar të verë duke rrëmbyer lojtarë nga ekipi rival, Manchester Unitedi.

Sipas mediumit Daily Mail, Chelsea po vazhdon të ndjekë dyshen e Manchester United, Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo, si pjesë e planeve të tyre për një afat kalimtar të ngjeshur veror.

banner

Garnacho, i cili ishte i lidhur fort me Blutë në afatin kalimtar të janar, ka regjistruar 10 gola dhe 9 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ndërsa qëndrueshmëria e tij mbetet një punë në progres me vetëm 20 vjeç, Chelsea besohet se po peshon vlerën e një lëvizjeje të mundshme mes shqetësimeve për çmimin e kërkuar.

Mainoo thuhet gjithashtu se është në radarin e Chelseat, me United të hapur për të shitur të dy lojtarët – secili prej të cilëve do të gjeneronte fitim të pastër sipas rregullave të PSR.

Mesfushori anglez vlerësohet 55 milionë euro nga faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt, ndërsa sulmuesi argjentinas ka vlerë prej 45 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy