Arritjet e Albin Kurtit në politikë, këndvështrim kritik

by engel

Shkruan Dr. Engelbert Zefaj, Profesor Universitar në Menaxhim dhe Ekonomi.
Ish-Zv.Ministër në MKRS

Arritjet e Albin Kurtit në Politikë nuk duhet të shikohen vetëm në periudhen kur ai ka filluar të qeverisë me Kosoven, arritjet e tija duhet të analizohen qysh në kohen kur ai po përgatitej të krijonte partinë e tij politike të cilen pastaj e përdori për të arritur planet që i kishte në mendje.

banner

Gjithsesi, në këtë analizë modeste janë paraqitur disa nga arritjet e tija prej kohes kur ai ka ardhur në krye të qeverisë. Janë marrë në analizë disa fushëa të caktuara të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore për të kuptuar se sa është çuar përpara vendi ynë.

Politike
Ka arritur t’i bind qytetarët që të mos përkrahin politikanë të shkolluar dhe me përvojë por të tillë që shajnë, ofendojnë e përplasen për të krijuar shoë mediatik, ashtu edhe e ka grupin e vetë parlamentar

Diplomaci
Ka arritur të bind qytetëratët se SHBA dhe Evropa kanë vetëm interesa vetanake në Kosovë andaj për ndihmën që na kanë dhënë nuk ka nevojë të ndjehemi shumë falenderues
Ka arritur të bind qytetarët se është krejt normale mospritja në vizitë nga asnjë President dhe asnjë kryeministër i vendeve të zhvilluara, vjen koha kur edhe këto vizita do të realizohen
Ka arritur të bind qytetarët se marrja e njohjeve nuk është fort me rëndësi, bile as nuk ka qenë premtim elektoral prandaj nuk është ndonjë problem kjo punë

Ekonomi
Ka arritur të bind qytetarët se biznismenët Kosovar janë oligark që e dëmotojnë Kosoven dhe nuk duhet të blihen produktet e tyre, bile ata duhet të përbuzen, përndjeken dhe të braktisen deri në shkatrrim.
Ka arritur të bind qytetarët se shtrenjtimi i rrymes është krejt normale, thjesht kurse dhe paguaj për atë që ke harxhuar dhe mos e ngritni zerin për këtë punë
Ka arritur të bind qytetarët se shtrenjtimi i produkteve jetësore nuk ka ndodhur, por kujdesë se bizneset ku ju po blini po ju vjedhin për të rritur fitimin e tyre.
Ka arritur të bind qytetarët se nuk ka pasur vjedhje të rezervave, ska pasur vjedhje në KEK edhe pse drejtuesit e këtyre dikasterve nodhen në burg dhe në procese gjyqësore
Ka arritur të bind qytetarët se po realizohen investime publike edhe pse për katër vite nuk e ka realizuar asnjë projekt kapital me rëndësi strategjike për vendin
Ka arritur të bind qytetarin se kemi rritje ekonomike edhe pse xhepi i qytetarit çdo ditë është më i varfër

Kushtetuta dhe Ligjet
Ka arrit të bind qytetarët se Kushtetuesja nuk është asgjë tjetër vetëm disa gjykatës të korruptuar dhe vendimet e tyre nuk duhet të respektohen.
Ka arritur të bind qytetarët se hartimi i ligjeve të dobëta nga qeveria që rrefuzohen nga Kushtetusja janë nuk janë dobësi e qeverisë por pengesa të organizauara nga Kushtetuesja

Drejtësi
Ka arritur të bind qytetarët se Prokuroria dhe Gjykata janë institucione të dështuara dhe qytetarët nuk duhet të besojnë në punën e tyre

Media
Ka arritur të bind qytetarët se të gjitha mediat punojnë për serbinë dhe lajmet e tyre janë të rrejshme dhe anti shqiptare

Bashkimi Kombëtar
Ka arritur të bind qytetarët se Bashkimi Kombëtar nuk mund të ndodh sepse nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës duke harruar se njëjta ka qenë në fuqi edhe kur ai promovonte këtë ide
Ka arritur të bind qytetarët se ftohja deri në ngrije e raporteve me vëllëzërit dhe udhëheqësit shtetëror dhe politik në të gjitha trevat Sqhiptare (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës) po ndodhin sepse ata po bashkëpunojnë me serbinë kundër interesave shqiptare.

Korrupsion
Ka arritur të bind qytetarët se hajnia nuk pranohet kur ajo vjen nga ministrat e qeverive tjera, por kur ndodh nga ministrat e tij shpjegohet duke thënë se edhe ata tjerët kanë vjedh

Të drejtat e njeriut
Ka arritur të bind qytetarët se humbja e dëshmive të Astrit Deharit edhe mund të ndodh dhe ski qa ban kur një gjë e till ndodh

UÇK
Ka arritur të bind qytetarët se ish luftëtarët e UÇKsë e kanë pasur për detyrë të luftojnë dhe të sakrifikojnë, dhe pas luftës ata është dashur të kthehen në shtëpitë e tyre ndërsa vendi është dashur të qeveriset vetëm nga klasa e “shoqërisë urbane” ku ai e sheh veten

Qeveria
Ka arritur të bind qytetarët se një qeverisje e mirë është ajo që qeveriset vetëm nga një parti të cilen e drejton ai dhe në asnjë mënyrë me partitë tjera sepse ato tjerat janë kriminale dhe tradhëtare

Bllokimi i shtetit
Ka arritur të bind qytetarët se përgjegjës për bllokadat për konstituimin e parlamentit janë partitë humbëse e jo partia fituese, pra partitë tjera natyralisht duhet të nënshtrohen kërkesave të Kurtit
Ka arritur të bind qytetarët se çdo kush që nuk e mbështet Kryeministrin është person që ja do të keqen Kombit, ata duhet të linçohen dhe të izolohen.

Parti Politike
Ka arritur të demonizojë dhe t’i shëndërroj në “tradhëtar” figurat politike të cilët në të kaluaren kanë dhënë kontribut të paçmuar për Kosoven dhe Kombin dhe t’i bind qytetarët se ata kanë qenë e keqja e vendit

Këto që u paraqiten më sipër janë vetëm një pjesë e vogël e arritjeve të Albin Kurtit, lista është më e gjatë por kjo mjaton për të kuptuar se sa të dëmshme janë arritjet e tija për një periudhë katër vjeçare të qeverisjes.

Një gjë është e sigurt, këto arritje të Kurtit janë të rrezikshme, çojnë në shkatërrim të shoqërisë dhe të vendit të cilin na e dëshirojnë armiqtë e popullit dhe kombit tonë.
Arritjet e Kurtit janë përçarje dhe hasmëri vëllazërore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy