Hoxha: Zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin krizën politike, koalicioni i ‘zemrave dhe trimave’ mes LVV-PDK është zgjidhja

by Nexhat

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se organizimi i zgjedhjeve të reja në Kosovë nuk do të ishte zgjidhje për krizën aktuale politike.

Sipas tij, lëvizjet e vogla në përqindjen e votave nuk do të ndryshonin ndjeshëm situatën.

banner

“Lëvizja që do të mund të ndodhte prej 2-3 për qind në vota nuk do të prodhonte zgjidhje. Në momentin kur i kemi larguar 9 deputetët e Listës Serbe nga kombinatorika për formimin e shumicës, është tejet e vështirë që dy taborret aktuale të bëjnë zgjidhje”, tha Hoxha në Tv Dukagjini.

Ai theksoi se kompromisi mes partive shqiptare është i pashmangshëm për të dalë nga bllokada politike.

“Mendoj që koalicioni ‘Braveheart’, pra koalicioni i trimave dhe zemrave, do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme. Nëse koalicioni LDK-PDK ka qenë ‘Guns N’ Roses’, pse mos të jetë ky i ‘zemrave dhe trimave’?” shtoi ai

Hoxha kritikoi gjithashtu dinamikën aktuale të përplasjes politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare, duke e cilësuar atë si një lojë që duhet të ndërpritet.

“Prej dy muajsh Albulena Haxhiu nuk po mund të zgjidhet kryetare e Kuvendit dhe duhet dhënë një përgjigje edhe nga Kurti pse po ndodh kjo. Çuditem edhe me opozitën pse po e ushqen lojën e Kurtit”, shtoi Hoxha./

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy