Kurti priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ulutaş

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Duke e vlerësuar si konstruktiv komunikimin me gjeneralmajor Ulutaş, kryeministri Kurti tha se ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin e bashkërendimin.

banner

Në takim u bisedua për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy