Emilija Rexhepi bën thirrje për votimin e Haxhiut nga të gjithë deputetët në seancën e sotme: Përndryshe nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të reja

by informim peje

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve radhazi për të zgjedhur Albulena Haxhiun, kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mungesa e shumicës së nevojshme për votimin e saj ka thelluar krizën politike, duke pamundësuar funksionalizimin e plotë të legjislativit dhe duke shtyrë kështu formimin e institucioneve në vend.

banner

Deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi, derisa ka folur për situatën politike, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se si parti fituese, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka të drejtën legjitime të propozojë kandidatin e saj, derisa u shpreh se askush nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të një partie politike dhe se, sipas saj, kjo është një mundësi për të çuar përpara proceset institucionale.

“VV-ja, si parti fituese në zgjedhje, ka të drejtë legjitime të propozojë kandidatin e saj për Kryetar të Kuvendit dhe mendoj se askush nga ne nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të një partie politike,” deklaroi Rexhepi për FrontOnline.

Ajo theksoi se Haxhiu për të është kandidate e mire dhe do e votoj gjithmonë.

“Për mua personalisht Albulena është një kandidate e mirë dhe do ta votoj gjithmonë,” tha ajo.

Deputetja Rexhepi bëri thirrje për votimin e Haxhiut nga të gjithë deputetët në seancën e sotme.

“Mendoj se këtë duhet ta bëjmë të gjithë nesër dhe t’i hapim rrugë formimit të institucioneve të tjera, dhe nga pikëpamja morale jemi përgjegjës ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin e tyre,” u shpreh ajo

Në fund, Rexhepi paralajmëroi se, nëse nuk arrihet një zgjidhje për formimin e institucioneve, një mundësi tjetër do të jenë zgjedhjet e reja.

“Përndryshe nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të reja,” përfundoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy