Alarmi nga Banka Botërore: Ngërçi në Kuvend, bllokon edhe ekonominë

by Nexhat

Mosfunksionimit politik po ia sheh sherrin edhe ekonomia e vendit.

Këtë e theksoi edhe Banka Botërore në raportin “Përshtatja për Rritje të Qëndrueshme” që u publikua para disa ditësh.

banner

Aty thuhet se vonesat në formimin e institucioneve qeverisëse, kanë ndikim negativ në ekonominë kosovare çka për organizatat e kësaj fushe duhet ngrit alarmin.

Pa dikë që merr vendime, edhe çështjet më urgjente po mbesin në letër, përfshirë edhe çmimin e energjisë që po rritet pa asnjë reagim nga ekzekutivi në detyrë.

Kjo situatë po konsiderohet se ndikon edhe në humbjen e investimeve nga jashtë.

Edhe ministri i dorëhequr i Financave, Hekuran Murati shkroi të martën në Facebook se bllokimi i Kuvendit vonon dorëzimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe ndarjen e granteve, duke kërkuar që partitë opozitare të ndihmojnë në formimin e Kuvendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy