Lushaku-Sadriu për moskonstituimin e Kuvendit: Kjo është loja e Vetëvendosjes

by Nexhat

Sot, as në tentimin e tetë nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Rrjedhimisht, Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare Kuvendit s’i mori votat as kur u ngritën duart e ligjvënësve për herën e gjashtë, në këtë çështje.

banner

Kjo temë, u komentua edhe nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushtaku-Sadriu, tha se kjo është lojë e LVV-së.

“Kjo është pafuqia e Vetëvendosjes. Kjo është ajo që me të vërtetë nuk do ta dëshironim asnjëherë. Ne do të dëshironim që për herën e parë të ishin numrat e qartë se kush e ka shumicën dhe të procedonim me themelimin e institucioneve”, deklaroi ajo në Edicionin Special në Klan Kosova.

Seanca e radhës e vazhdimit të konstituimit të Kuvendit pritet të mbahet të enjten, më 1 maj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy