Rregull i ri nga 5 maji për kosovarët që duan ta vizitojnë Izraelin për turizëm, ambasadorja Ziv jep detajet

by Nexhat

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammar Ziv, ka njoftuar se për kosovarët që mbajnë një pasaportë valide të Republikës së Kosovës dhe që duan ta vizitojnë Izraelin për turizëm, do t’iu duhet të pajisen me një leje për hyrje nga shteti i Izraelit, shkruan Gazeta Express.

Para se të udhëtojnë drejt Izraelit, të gjithë shtetasit e Kosovës janë të detyruar të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) për të hyrë në Shtetin e Izraelit.

banner

Ambasadorja sqaron se të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të vizitojnë Izraelin duhet të aplikojnë për ETA-IL të paktën 72 orë para mbërritjes.

“Një ETA-IL e miratuar tregon se ju lejohet të udhëtoni në Izrael dhe të qëndroni deri në 90 ditë për çdo vizitë. Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet”, thuhet në njoftim.

Më 18 qershor 2024 Izraeli ka hequr vizat për kosovarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy