Drejtoresha për Kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pasi Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndaluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush” me arsyen se po bëhen në zonën e mbrojtur.
Ajo ka thënë se pushteti nacional është kundër pushtetit komunal
“Një pamje që nuk do të doja ta shihja kurrë: shteti kundër shtetit ose një pushtet nacional kundër një pushteti komunal! Një kryetar komune në betejë me burokracinë qeveritare, ai po përballet me arsenalin e shtetit sepse po e ndërton një shesh më shumë në kryeqytet.”
Ajo ka thënë se kjo është një politikë që ngjan me kohë luftërash.
“Një politikë që ngjan me kohë luftrash, ku kushdo jashtë perimetrit të tyre mbrojtës partiak, sulmohet.”
Halimi ka shtuar se “nuk mund të ushtrosh vullnet politik në Leposaviq, ndërkohë që pengon një vullnet politik në Prishtinë”
“Lëreni qeverisjen lokale të bëjë punën e saj. Ju bëjeni tuajën: konstituojeni Kuvendin!”