Thaçi i VV-së thotë se nuk është alternativë ndërrimi i emrit të Albulena Haxhiut për kryeparlametare

by Nexhat

Një ditë përpara seancës së nëntë për konstituimin e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, për RTV21 ka thënë se nuk është alternativë ndërrimi i emrit të kandidates Albulena Haxhiu për kryeparlametare.

Ai ka thënë se partitë e ish-opozitës duhet ta votojnë Albulena Haxhiun

banner

‘’Ata që i kanë votat pro nuk janë bllokuesit, bllokuesit janë ata që i kanë votat kundër. Ne po na thonë se jemi bllokuesit po në të vërtetë bllokuesit janë ata që nuk po e duan zgjedhjen e kryeparlamentarit. LVV-ja e ka dhënë emrin e kandidates për kryeparlamentare prandaj edhe presim nga partitë opozitar të mos vazhdojmë të bllokojnë Kuvendin. Nuk është alternativë ndërrimi i emrit të kandidatit. Kandati është zgjedhur nga LVV-ja si grupi më i madh parlamentar, mirëpo pres reflektimin e kolegëve tonë nga opozita që ta votojnë emrin tonë të propozuar dhe të vazhdojmë tutje. LVV-ja është e gatshme për zgjedhje, por kishte me qenë mirë të krijohen institucionet dhe të mos shkojmë në zgjedhje”, tha Thaçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy