Gazmend Muhaxheri: VV e dinte që Albulena Haxhiu nuk kalon, këtë lëvizje e ka bërë me qëllim të caktuar

by Nexhat

Kryetari i Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se vonesat në formimin e institucioneve janë pjesë e një strategjie të Vetëvendosjes për të zgjatur procesin me qëllim të qartë politik.

“Besoj se është një taktikë për ta prolonguar formimin e Qeverisë. Në momentin që i kanë 61 vota, ata do ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe do ta zhbllokojnë situatën që vet e kanë krijuar”, tha Muhaxheri.

banner

Sipas tij, VV ka qenë e vetëdijshme se Albulena Haxhiu nuk do të votohej dhe këtë lëvizje e ka bërë me qëllim të caktuar.

“Është pjesë e strategjisë së tyre për të mos e zgjedhur menjëherë kryeparlamentarin dhe për të parë si do të zhvillohen ngjarjet në rajon e më gjerë, përpara se ta formojnë Qeverinë.”

I pyetur për mundësinë e bashkëqeverisjes me VV-në, Muhaxheri është shprehur skeptik.

“Nuk besoj se kanë lënë hapësirë për bashkëqeverisje. E kemi provuar njëherë dhe nuk ka funksionuar.”

Ai theksoi se LDK është e përgatitur të jetë në opozitë, por nuk përjashtoi mundësinë për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes nëse i jepet mundësia:

“Ne jemi të gatshëm të jemi opozitë, por nëse na jepet rasti, nuk do të hezitojmë të marrim përgjegjësinë për ta çuar vendin përpara, aty ku e meriton.” 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy