Zëdhënësi i ambasadës amerikane: Përgjegjësi e lidershipit politik të formojë një Kuvend dhe një Qeveri të qëndrueshme

by Nexhat

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka folur për çështjen e mos konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, ky zëdhënës është shprehur se obligim i lidershipit politik që të formojë institucionet e reja në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

banner

“Varet nga populli i Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur”.

“Është përgjegjësi e lidershipit politik të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kuvendi i Kosovës i pati tetë tentativa, tetë dështime për konstituimin e Kuvendit – Albulena Haxhiu nuk mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë, as më 29 prill.

Lëvizja Vetëvendosje po ngul këmbë në kandidaturën e saj, ndërkohë që partitë opozitare po refuzojnë t’i japin votën. Ato kërkojnë një emër konsensual – ashtu siç dikur kishte kërkuar edhe Albin Kurti në kohën e PAN-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy