Haziri: Mungesa e marrëveshjes për Qeveri po e mban peng zgjedhjen e kryeparlamentarit

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se mungesa e vullnetit politik dhe mosarritja e një marrëveshje për formimin e Qeverisë është arsyeja që po e mban peng zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në Debat Plus, Haziri ka theksuar se që në seancën e parë ishte e qartë se Kosova ndodhej në një ngërç politik.

banner

“Ka mungesë të vullnetit politik. Mungesa e një marrëveshje për qeveri po e mban peng moszgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk ka arsye tjetër këtu”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka shtuar se mungesa e marrëveshjes për Qeverinë po krijon një situatë ku procesi i Kuvendit po shikohet si një mënyrë për të fituar kohë, në vend që të vazhdohet me procedurat e tjera.

“Interesi politik shumë më i madh është te qeveria. Mungesa e një marrëveshje për qeverinë i jep të drejtë dikujt të menaxhojë procesin e Kuvendit si blerje kohe”, ka theksuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy