Në kongresin e EPP, Abdixhiu takon Berishën: I uron suksese PD-së dhe gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e majit

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me Kryetarin e Partisë Demokratike (PD), të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ky takim ka ndodhur në Spanjë në kuadër të Kongresit EPP-së, që grumbullon partitë e djathta popullore, në mesin e tyre edhe LDK-në e PD-në.

banner

Addixhiku i ka uruar PD e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike që mbahen në Shqipëri në maj.

“Me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së, u takuam në Kongresin e EPP-së në Spanjë. Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë. I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike. Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy