Gani Geci vjen fizikisht para Kuvendit për ta demantuar Faton Pecin që tha se u ka çuar sms për partneritet

by Nexhat

Ish-deputeti Gani Geci ka arritur sot në sheshin qëndror të Prishtinës dhe para Kuvendit të Kosovës, pasi deputeti Faton Peci derisa po hynte në seancën e sotme, ka deklaruar se Gani Geci iu ka dërguar mesazh dikujt nga koalicioni LVV-GUXO ku ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

Këtë Peci e ka thënë si kundërpërgjigje ndaj mesazheve që Gani Geci ka publikuar e ku ka treguar se është telefonuar nga Glauk Konjufca për votën e Marigona Gecit.

banner

“Faton Luci, Faton Peci me falni se u habita, e kish bo një intervistë, e kish thanë që Gani Geci na ka dërgu një sms”, ka thënë Geci para Kuvendit, duke treguar se njëherë i kishte dërguar mesazh Pecit por për t’i treguar pronat e uzurpuara në Drenicë.

“Unë s’jam ai që i çoj dikujt mesazh për bashkëpunim. Kam mëndu që GUXO është me LDK-në, por ata qenkan japanxhë e LVV-së e marksistë leninistëve”, ka thënë Geci.

Sipas Gecit, Faton Peci e Albin Kurti po mundohen ta përçajnë vëllezërit Geci sikurse kishin tentuar “UDBA e SHIK-u”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy