Krasniqi: Votimi i fshehtë është i paraparë për seancat plenare, të cilat janë seanca të rregullta pune

by Nexhat

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se votimi i fshehtë është i paraparë për seanca plenare.

“Votimi i fshehtë është i paraparë për seancat plenare, të cilat janë seanca të rregullta pune gjatë gjithë mandatit të Kuvendit. Seanca konstituive, nga ana tjetër, është seanca e parë, themeluese e Kuvendit pas zgjedhjeve, me një rend dite të paracaktuar dhe me rregulla që nuk mund të ndryshohen gjatë zhvillimit të saj.”

banner

Sipas tij kjo mënyrë e votimit në seancë konstituive krijon hapësirë për manipulime dhe blerje votash.

“Duke llogaritur se përmes votimit të fshehtë mund të sigurohen vota që nuk u siguruan në votim të hapur, kjo krijon hapësirë për manipulime dhe blerje të mundshme votash, duke e shndërruar procesin në një akt të korruptuar. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit në këtë mënyrë do të përbënte një veprim të papranueshëm dhe të ulët në aspektin politik.”

Krasniqi ka shtuar se VV po abuzon me të drejtën për të propozuar kandidatin për kryekuvendar.

“Lëvizja Vetëvendosje, në këtë rast, duket qartë se po abuzon me të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Këtë të drejtë duket tashmë që veçse e ka humbur, ashtu siç ka humbur sot edhe besimin e dhënë nga PDK, e cila kishte besuar në një zgjidhje përmes dialogut.”

Krasniqi tha se VV duhet ta ndërrojë propozimin për kryetar kuvendi ose partitë tjera të provokojnë një vendim për të këkruar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

“VV duhet përfundimisht ose të propozojë një kandidat tjetër konsensual nga radhët e veta, ose partitë e tjera duhet të ndërmarrin hapa për të provokuar një vendim për të kërkuar pastaj interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me qëllim që të gjendet një zgjidhje në përputhje me rendin kushtetues.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy