Kusari-Lila dështimin e sotëm e lidh me procedurën: Nuk ishte votë për Haxhiun, ajo s’doli në votim

by Nexhat

Deputetja e LVV-së, Mimoza-Kusari Lila, ka folur për media rreth asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Ajo duke tentuar të arsyetojë taktikën e Kurtit për votimin e fshehtë, ka thënë se dëshironin që ta shtensionin si proces, meqë po përcillet me shumë vëmendje.

Sipas Kusari Lilës, votimi i fshehtë te tregon gjithmonë vullnetin e drejtpërdrejtë dhe se ka deputetë që në mënyrë indirekte kanë treguar se janë të interesuar që të zhbllokojnë situatën.

banner

 “Ne donim që si proces që po shihet se po përcillet me shumë presion, ta lirojmë, ose të ofrojmë mundësinë për që ai proces të kalojë në një format tjetër, që gjithmonë tregon vullnetin e drejtpërdrejtë. Ka deputetë të ndryshëm që kanë deklaruar, jo drejtpërdrejtë, por që kanë deklaruar se janë të interesuar të gjejnë zgjidhje, të zhbllokohet situata”, ka thënë ajo.

Sipas Kusari-Lilës, votimi i ndodhur sot në Kuvend, që shpërfaqi LVV-në se ka vetëm 55 deputetë “për”, lidhej vetëm me votimin për procedurën, por jo edhe me kandidaten për kryetare meqë ajo s’u vendos fare në votim.

“Sot u votua kundër procesit. Kandidatja as s’u votua fare. Ata janë kundër me frikën e tyre, se mund t’iu ndodh diçka që ata s’e kanë nën kontroll”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy