Rama: Do të paguajmë sigurimet për nënat e papuna me mbi tre fëmijë

by Nexhat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore e realizoi në Dimal të Beratit.

Para të pranishmëve, ai ka folur për pensionet, taksat, dhe pabarazinë gjinore, që sipas tij, kanë shënuar përmirësim me qeverisjen e tij.

banner

“Pensioni mesatar, ishte 111, sot është 300 euro. E rëndësishme është që në Shqipërinë 2030 do të jetë 400 euro pensioni mesatar dhe 200 euro pensioni minimal. Një pikë tjetër është taksimi, një pikë e rëndësishme sepse kemi çliruar nga taksat qoftë punonjësit qoftë bizneset e vogla”.

“Siç e kemi premtuar kështu do të qëndrojë deri në 2029, nuk do të vëmë asnjë taksë tek biznesi i vogël. Nga heqja e këtyre taksave janë 66 milionë euro që i janë kursyer njerëzve, që deri kur morëm detyrën, këto para i merrte shteti. Pabarazia gjinore në Shqipëri, ishim vendi i 83-të në botë për pabarazi, sot jemi në vendin e 23-të, marrë parasysh kjo nga klasifikimi i OKB-së”, tha Rama, sipas EuronewsAlbania.

Ndër tjera, Rama u shpreh: “Për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë, kemi marrë një nismë, që qeveria t’ua paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy