Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitoi së fundmi SHBA-në për të marrë pjesë në Komitetin Kombëtar Republikan. Megjithatë, ai duhej ta ndërpriste urgjentisht vizitën e tij në Amerikë për arsye shëndetësore.
Vuçiq u kthye në Serbi pas një qëndrimi dy-ditor në Florida, pasi u sëmur papritur dhe pas konsultimit me mjekët, u vendos që të kthehej në shtëpi, përcjell Insajderi.
Edhe pse, përpara se të nisej për në SHBA, ai njoftoi se do të takohej me zyrtarët më të lartë atje, veçanërisht Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ai arriti të takonte vetëm ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudolph Giuliani, dhe i gjithë delegacioni serb u ndaluan të merrnin pjesë në darkën gala brenda Komitetit Kombëtar Republikan.
Me sa duket, siç raporton Nova, Vuçiç nuk ishte personi më i dëshirueshëm në SHBA, dhe shefja e kabinetit të Trump, Susie Wiles, ia ndaloi atij hyrjen në kompleksin në Florida, sipas një ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq.
“Loja individuale e shahut me Putinin (është më e rëndësishme për Trumpin, dhe jo që Vuçiq zgjidh problemet e brendshme në Serbi duke bërë fotografi me Trumpin. Ai donte të amortizonte kërcënimin nga Evropa dhe të shkonte në Moskë me një fotografi (pritje) në Florida. Ai e vizatoi veten midis Trumpit dhe Putinit, duke i hequr Trumpit pozicionin ekskluziv dhe klasor në Evropë”, tha Vujoviq.
Ai shton gjithashtu se Trump është më i zgjuar në mandatin e dytë sesa në të parin, megjithëse bën gabime.
Kush është Susie Wiles?
Ajo lindi më 14 maj 1957 në New Jersey. Diplomoi në Universitetin e Merilendit dhe në vitin 1980 iu bashkua fushatës presidenciale të Ronald Reaganit.
Për gati 10 vjet, ajo drejtoi firmën lobuese Ballard Partners në Tallahassee.
Susie Wiles është tani gruaja e parë në histori që emërohet shefe e stafit si mikeshë e besuar e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Wiles vlerësohet si veterane e politikave të Floridës. Ajo e filloi karrierën e saj në zyrën e Uashingtonit të kongresmenit të Nju Jorkut, Jack Kemp, në vitet e 70-ta. Pas kësaj, ajo punoi në fushatën e Ronald Reagan dhe në Shtëpinë e Bardhë si planifikuese e axhendave të tij.
Më pas ajo u zhvendos në Florida, ku këshilloi dy kryetarë bashkie në Jacksonville dhe punoi për kongresmenen Tillie Fowler. Pas kësaj, ajo u përfshi në fushatat shtetërore në mjedisin politik të Floridës, ku iu atribuua ndihma për biznesmenin Rick Scott për të fituar postin e guvernatorit.

Ajo për një kohë të shkurtër menaxhoi fushatën presidenciale të Guvernatorit të Utah-ut, Jon Huntsman, në vitin 2012, më pas menaxhoi fushatën e Trump në Florida në vitin 2016, kur fitorja e tij në atë shtet ndihmoi në sigurimin e Shtëpisë së Bardhë.
Dy vjet më vonë, Wiles ndihmoi Ron DeSantis të bëhej guvernator i Floridës.
Susie Wiles përfundimisht mori përsipër udhëheqjen e fushatës paraprake të Trump kundër DeSantis dhe e mundi atë me një fitore të thellë. Ekipi i fushatës së Trump dhe aleatët e tyre e ngacmuan shpesh DeSantis gjatë garës, duke përdorur informacione që dyshohet se kanë ardhur nga Wiles dhe anëtarë të tjerë të fushatës së Trump që më parë kanë punuar për DeSantis.
Ajo iu bashkua fushatës së tretë të Trump dhe shërbeu si “shefe de facto e stafit” të tij për tre vitet e fundit, duke udhëhequr përpjekjen e tij të suksesshme për rizgjedhje dhe duke e ndihmuar atë me çështjet ligjore dhe civile.
“Susie Wiles më ndihmoi të arrij një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane dhe ishte pjesë integrale e fushatave të mia të suksesshme të viteve 2016 dhe 2020”, tha Trump.

Siç shkroi Politico, askush nuk e ndikon Trumpin më shumë sesa Susie Wiles, ku vetë Trump e quajti atë zonja e çeliktë.
Mediat amerikane theksojnë se Suzy është përgjegjëse për faktin se fushata e fundit politike e Trump ishte “më e disiplinuara dhe profesionale nga të mëparshmet”.